×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmë për kapjen e një personi për vrasje të rëndë në tentativë

    Reporteri
    23 Tetor 2024 | 12:19

    Policia e Kosovës është në kërkim të një personi, i cili dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Sipas njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se ky i fundit është 34-vjecar nga fshati Grabanicë e Klinës.

    Autoritetet policore kanë bërë thirrje se kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij, të lajmërojnë Policinë në stacionin më të afërt.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!