Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informata lidhur me Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen e armatosur në Suharekë javë më parë, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e bërë në Facebook, ku janë publikuar edhe fotografi të tij, Policia thekson se ai ndodhet në arrati dhe se ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër arresti nga organet e drejtësisë.
Njoftimi i plotë:
PERSON NË KËRKIM
Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e Grabitjes së Armatosur dhe Plagosjes së Zyrtarit Policor, ndodhur me datë 22.11.2023 në argjendarin në Suharekë.
Lidhur më këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër arresti nga organet e drejtësisë.
Personi i cili po kërkohet është Korab Zeqir Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319.
Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme.
Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë.
Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose permes
E-mail adresës elektronike: info@kosovopolice.com
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.