×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, ia publikon fotografinë

    Reporteri
    26 Shkurt 2025 | 10:21

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale kanosje, shkruan Reporteri.net.

    Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar foton e të dyshuarit.

    “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.  Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje veprën kanosje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!