×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfirmon arrestimin e kosovarit të kërkuar nga FBI

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 13:28

    Policia e Kosovës ka arrestuar Imer Shahinin, biznesmenin kosovar i cili ishte në kërkim nga autoritetet amerikane.


    Shahini i cili është vëllai i gruas së zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj është arrestuar pas një urdhër arresti ndërkombëtar.

    Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    “Me 11.06.2019 – Njësia përkatëse me vendim të urdhër arrestit ndërkombëtar ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, konfirmon Hoxha për Telegrafin.

    Telegrafi jo zyrtarisht ka mësuar se Shahini dyshohet se ka kryer veprën penale mashtrim dhe përfitim i jashtëligjshëm në shuma të mëdha monetare, rreth 20 milionë euro.

    Policia e Kosovës gjithashtu ka arrestuar edhe dy persona tjerë, të cilët ishin të kërkuar ndërkombëtarisht.

    Theksojmë që gjatë ditës së djeshme ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, si dhe zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, kanë nënshkruar protokollin e instrumenteve të Ratifikimit të Marrëveshjes së Ekstradimit në mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!