×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfirmon arrestimin e tre marokenëve në Prishtinë, që u raportua se i prenë kokën një personi

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 16:20

    Me urdhër të INTERPOL-it sot janë arrestuar tre shtetas të huaj në Kosovë.


    Sipas Policisë së Kosovës arrestimin e tyre e ka bërë njësiti FAST Kosova, pasi të njëjtët dyshohen se kanë kryer një vepër kriminale në një shtet tjetër.

    Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi Bajram Krasniqi.

    “Policia e Kosovës, Njësiti FAST Kosova, sot më 27.11.2020, në ora 11:00, ka arrestuar tre shtetas të huaj. Arrestimi ka ardhur pasi është pranuar informata nga INTERPOL-i, se shtetas nga lindja janë të kërkuar për një rast në një shtet tjetër. Arrestimi i këtyre tre personave është bërë vetëm duke u bazuar në pamjen e tyre, pasi të njëjtit nuk posedojnë dokumente personale, Policia do ta trajtojë bashkë me institucione vendore dhe ndërkombëtare ketë rast dhe do të merren hapat e më tejmë bazuar në procedura ligjore”, ka thënë Krasniqi.

    Ndryshe, në media u raportua se ata dyshohen për vrasjen e një shtetasi të Bosnjës më 18 nëntor të këtij viti. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!