Policia e Kosovës ka njoftuar se dy serbë janë sulmuar fizikisht nga një shqiptar dhe disa persona të panjohur deri më tani, në rrugen “Namanja”, në Mitrovicë.
“Dy viktima meshkuj K/Serbë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe disa persona tjerë të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Reporteri.net
Sipas këtij njoftimi viktima janë një serb dhe një boshnjak.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.