×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfiskoi mbi 6 mijë fishekë në veri, Kurti: Qeveria jonë ka zero tolerancë

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 12:28

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka cilësuar fitore të madhe konfiskimin e mbi 6 mijë fishekëve gjatë ditës së djeshme në veri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se Qeveria ka zero tolerancë për trafikun e armëve, drogës dhe krimin e organizuar.

    “Një tjetër fitore për sundimin e ligjit: Policia e Kosovës ka arrestuar një trafikant armësh që tentoi të kontrabandonte 6300 plumba nga Serbia. Qeveria jonë ka zero tolerancë për trafikun e armëve dhe drogës, krimin e organizuar dhe çdo përpjekje për të mbështetur dhunën ose konfliktin – kudo në territorin tone”, tha Kurti.

    6,300 fishekë dje u gjetën brenda një veture në fshatin Jashanicë të Leposaviqit.

    “Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në komunikatë e policisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!