Polica ka njoftuar se pasi kanë kontrolluar 2 barnatore që dyshohej se posedoni dhe shisnin barna pa banderola të Republikës së Kosovës janë gjetur dhe konfiskuar 1406 paketime të barnave pa banderola.
Për këtë rast policia ka arrestuar 2 persona, G.H. dhe J.P. të cilër janë dëgruar në mbajtje për 24 orë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Pejë, e asistuar edhe nga Inspektoret Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ekzekutuar Urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, Dega Deçan, për kontroll në dy barnatore që dyshohej se posedoni dhe shisnin barna pa banderola të Republikës së Kosovës.
Në njërën barnatore janë konfiskuar 378 (treqind e shtatëdhjetë e tetë) paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve dhe në një barnatore tjetër janë konfiskuar 1028 (njëmijë e njëzet e tetë) paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve, pra gjithsej 1406 (një mijë e katër qind e gjashtë) paketime.
Nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, janë arrestuar dy të dyshuar:
G.H. viti i lindjes 1957 m.k.sh. dhe J.P. viti i lindjes 1986 m.k.sh.
Dy të dyshuarit me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.