Njësiti i Policisë Kufitare në veri ka zbuluar një rast të dyshuar të kontrabandimit në hyrje të pikëkalimit kufitar Bërnjak.
Në këtë rast, të martën, rreth orës 10:25, në një veturë Audi ngjyrë hiri me targa të Serbisë dhe vozitësin S. E. (viti i lindjes 1970) është zbuluar se transportonte një sasi të konsiderueshme të mallit të fshehur, që dyshohet të jetë kontrabanduar.
Lista e mallit të gjetur përfshin: 20 iPhone 14, 10 iPhone 14 Pro, 10 iPhone, 14 Pro Max.
Policia e Kosovës, me autorizimin e prokurorit të Shtetit, mori masa të menjëhershme për konfiskimin e mallit të kontrabanduar dhe dorëzimin e tij tek Dogana e Kosovës për hetimet më të mëtutjeshme.
“Me autorizim të prokurorit të Shtetit malli i kontrabanduar konfiskohet dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës për veprime të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia e Kosovës, siç ka njoftuar, mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe parandalimin e veprave penale dhe kontrabandës në përgjithësi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.