Policia e Kosovës, në dy raste ka arritur të arrestojë tre të dyshuar, për “falsifikim parash” dhe “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas njoftimit të policisë, në rastin e falsifikimit të parave është arrestuar e dyshuara N.B., dhe janë sekuestruar 470 mijë euro.
“Falsifikim i parasë: Falë bashkëpunimit me qytetarë, hetuesit policorë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Prishtinë, më 06.04.2023, kanë arritur të sigurojnë informata dhe prova se e dyshuara N.B., (viti i lindjes 1987, femër kosovare), ka tentuar të bëjë shpërndarjen e një sasie të parave të falsifikuara. Tek e dyshuara, në çantën e saj janë gjetur: 47 kartëmonedha nga 100 € (gjithsejtë 4,700.00€), të cilat dyshohet se janë të falsifikuara si dhe një elektroshok”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan Reporteri.net.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa në rastin e dytë, Policia ka arrestuar dy të dyshuar, shtetas shqiptarë pasi që gjatë kontrollit gjeti 5 kg substancë e dyshuar të jetë marihuanë.
“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge: Gjatë realizimit të detyrave policore, policia e rajonit të Gjakovës, sonte rreth orës 20:30 në rrugën Ponoshec-Gjakovë ka ndaluar për kontroll një veturë me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur rreth 5 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Policia ka arrestuar dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë.”, thotë Policia.
Sipas policisë rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore./Reporteri.net./
Njoftimi i plotë: