Tre persona janë arrestuar të shtunën në mbrëmje nga Policia e Kosovës në një parking automjetesh në Prishtinë, pas një hetimi disamujor ka bërë të ditur PK-ja.
Sipas një njoftimi për media, Policia të dielën ka thënë se të arrestuarit dyshohen për shitblerje të paautorizuar të narkotikëve. Me këtë rast, janë konfiskuar më shumë se 50 kilogramë drogë.
Në njoftimin e Policisë theksohet se të tre personat e dyshuar në momentin e ndalimit kanë qenë duke shkëmbyer sasi të substancës narkotike dhe janë arrestuar nga njësitet antidrogë.
Pos 51.6 kilogramëve të sekuestruar marihuanë, Policia ka sekuestruar edhe tri vetura, tetë telefona celularë, 980 euro, 30 franga e një dollar.
Në lidhje me rastin janë bastisur tri lokacione në Viti dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me dy tyta, 32 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe 51.9 kg duhan.
Të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.