×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfiskon mjaltë në vlerë 20 mijë euro dhe mallra tjera

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 22:51

    Policia kufitare e Kosovës ka parandaluar një rast të tentativës për kontrabandë me mallra, duke ndaluar një furgon W, që ishte futur ilegalisht në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.

    Sipas njoftimit të Policisë, furgoni Wolsfagen, i drejtuar nga i dyshuari SH.M është ndaluar në fshatin Komogllavë të Ferizajt, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Gjatë kontrollit të furgonit janë gjetur 2040 kg mjaltë, vlera e të cilës sillet mbi 20 mijë euro, dy aparate të kafesë, më pas kafe, filterë të kafesë dhe gjëra tjera përcjellëse. Shuma e aparateve të kafeve sillet rreth 270 euro, ndërsa e gjërave tjera llogaritet 3333 euro.

    “Me rast është duke u marrë Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje. Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!