×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kontrollon shtëpinë e një 24 vjeçari në Ferizaj, ia sekuestron dy armë

    Reporteri
    17 Qershor 2025 | 15:41

    Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka kontrolluar shtëpinë e N.M. 24 vjeç në fshatin Greme pas dyshimeve për posedim të paautorizuar të armëve.

    Atij i janë sekuestruar dy armë zjarri.

    “Hetimet paraprake kanë konfirmuar përfshirjen me armë zjarri në një video-inçizim të siguruar nga policia.”

    Ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar armës” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

    Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!