×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Policia kryen bastisje në një shtëpi në Prishtinë, arrestohet një person dhe sekuestrohen dy armë

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 9:55

    Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ndaj të dyshuarit në shtëpinë e të cilit është kryer bastisja B.S, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe po hetohet për veprën penale “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”.

    Njoftimi i policisë:

    Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

    Hetuesit nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, dje kanë kryer një bastisje në një shtëpi në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë ,ku kanë gjetur dhe sekuestruar:

    -dy armë zjarri

    Ndaj personit të dyshuar, B.S. mashkull, nga hetuesit policor janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe në stacionin Qendra, është hapur rast për veprën:
    – Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve.

    Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!