Policia serbe e ka ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, infermieren shqiptare, Linda Fetahu –Krivanjeva.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se arsyeja e ndalesës ishin pyetjet mbi konfliktin e armatosur në Luginë të Preshevës, por dhe të kaluarën e saj gjatë luftës në Kosovë.
Postimi i saj:
Sot (dje), në pikën kufitare në Dheu Bardh, unë dhe familja ime u ndalëm për më shumë se tre orë nga policia kufitare serbe. Arsyeja e kësaj ndalese ishte unë, duke më pyetur në detaje të hollësishme lidhur me të kaluarën time gjatë luftës në Kosovë dhe konfliktin e armatosur në Luginë të Preshevës.
Çka me ju thanë, unë jam Linda Fetahu, e lindur dhe rritur në tokën time në Letovicë, komuna e Bujanocit, ku familja ime ka rrënjë të thella dhe histori të gjatë aty.
Dua t’i bëj të qartë gjithë atyre që i percellin openioniet dhe reagimet e mia ne rrjete sociale, nga se ata më pyeten duke kerkuar sqarime kush jame une në bazë te reagimeve për të cilat sipas tyre po shihen si jo te pranueshme per paqen aty se nuk jamë mysafire në vendlindjen time, Letovica eshte toka që e kamë trashëgim dhe amanet nga baba im, është identiteti im dhe i familjes sime. Ku përmes të vertetës historike gjithmone kamë me kërku respektin, barazin dhe trajtimin dinjitoz si qytetare e lirë e atyre trojeve.
Nga përvoja e sotme, ma bënë të qartë se jam futur në një listë verifikimi dhe kalimi nëpër pikat kufitare do të bëhet gjithnjë e më i vështira.
Ky veprim i qëllimshëm i shtetit serb ma deshmoj sërish se nuk jam e mirëpritur në vendin tim të lindjes, dhe çdo kalim kufitar shndërrohet në një sfidë të vazhdueshme dhe formë presioni psikologjik ndaj meje dhe familjes.
Jam mirë tani dhe kam arritur të largohem sigurit drejt Kosovës së bashku me familjen, por kjo përvojë nuk e fshin padrejtësinë dhe diskriminimin që e përjetuam dhe nuk do duhet të injorohet.
Është mir shteti dhe politika serbe të kuptoj se paqja nuk arrihet me frikësime, ndalime apo diskriminime. Paqja kërkon njohje të plotë, drejtësi dhe respekt për të drejtat e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes së tij.
“Paqja është e mundur vetëm atëherë nëse guxojmë të flasim hapur”