×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia shqipton mbi 100 gjoba për mos-respektim të masave anti-COVID në 24 orët e fundit

    Reporteri
    15 Gusht 2021 | 11:34

    Policia me kontrolle më të rrepta për respektim të masave anti-COVID, rritet për më shumë se 100 numri i tiketave të shqiptuara në 24 orë.


    Policia e Kosovës ka rritur kontrollet për masat anti-COVID dhe kjo vërehet edhe nga numri i tiketave të shqiptuara në 24 orët e fundit.

    Në të dhënat e ditëve të fundit nga Policia e Kosovës, shihet se shqiptimi i tiketave është rritur për më shumë se 100 në 24 orët e fundit.

    Teksa në ditët e kaluara kishte nga 4 ose 5 tiketa të shqiptuara, e me raste edhe asnjë, ky numër është rritur ndjeshëm të shtunën e 14 gushtit.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 117 tiketa për mos respektim të Ligjit anti-COVID.

    Nga të dhënat e ditëve të tjera shihet se në 24 orët e fundit ka pasur një intensitet më të rreptë të kontrollove nga policia, pasi një ditë më parë ishin shqiptuar vetëm 4 tiketa.

    Në raportin e datës 13 gusht nuk figuronte asnjë tiketë e shqiptuar për mos-respektim të masave anti-COVID.

    Kurse, më 12 gusht gjithashtu ishin shqiptuar vetëm 4 tiketa na bazë të ligjit anti-COVID.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!