×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia ndalon dasmën në Istog, konfiskohen armë dhe shqiptohet gjobë

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 16:06

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sot ka pranuar informacion se në fshatin Caralluk-Istog, është duke u mbajtur një aheng (dasmë) dhe ka të shtëna me armë zjarri.


    Me të marr informatën Njësitet relevante të Stacionit Policor në Istog, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes.

    “Policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në këtë aheng, në vendngjarje janë konfiskuar: Një (1) Armë (Pistoletë) e tipit Girsan 9x19mm, njëmbëdhjetë (11) gëzhoja cal: 7.62mm dhe një (1) karikator i së njëjtës armë”, njofton policia.

    “I dyshuari arrestohet dhe pas intevistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti shkon në procedurë te rregullt”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

    Organizatorit të ahengut iu është shqiptuar gjoba në shumë prej dyqind (200) euro, duke u bazuar ne ligjin anti covid.

    Të pranishmit menjëherë janë larguar dhe ahengu është ndërprerë.

    “Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, apelon policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!