×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia ndalon garat me vetura, ngasësve u shqipton gjoba

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 10:36
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Ditën e djeshme policia e Kosovës në Prizren në një pompë të derivateve ka hasur në numër të automjeteve duke bere ngasje të rrezikshme, me ç’raste u ka shqiptuar gjoba kundërvajtësve.

    “Gjatë patrullimit afër rreth rrotullimit të autostradës te dalja në Prizren-Veri, te një pompë e derivateve policia ka has një numër të automjeteve duke bërë ngasje të rrezikshme (drifte), Patrullat policore kanë reaguar duke shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Sipas policisë, ata janë duke punuar në parandalimin e garave të shpejtësisë dhe ngasjes së rrezikshme, dukuri që rrezikon jetën e pjesëmarrësve në komunikacion edhe jetën e vetë pjesëmarrësve në këto gara.

    Policia edhe në vazhdim do të vazhdoj të parandaloj këto aktivitet të rrezikshme dhe të gjithë kundërvajtësit do të gjobiten pa përjashtim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!