×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 50-vjeçari në hyrje të Prishtinës, iu gjet një armë dhe 16 fishekë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 9:37

    Policia e Kosovës dje rreth orës 18:00 ka ndaluar një veturë të tipit “BMW”, dhe pas një kontrolli të detajuar ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë, një revole dhe 16 copë fishekë.


    I dyshuari M.P është shoqëruar për në stacionin policor.

    Njoftimi i plotë:

    Prishtinë, 15 dhjetor 2020 – Policia e rajonit të Prishtinës me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë ka organizuar punën e saj në drejtim të gjetjes së armëve të poseduara pa autorizim.

    Në kontekstin e kësaj, dje rreth orës 18:00, në hyrje të Prishtinës, ka ndaluar veturën BMË me targë Kosove, dhe pas një kontrolli të detajuar ndaj personave dhe veturës ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:

    · Një (1) revole të tipit HS/9, kalibër 9 mm, si dhe

    · Gjashtëmbëdhjetë (16) copë fishek, kalibër 9 mm,

    I dyshuari;

    § M. P, mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!