×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia ndërhynë në një dasmë në Drenas, dasmori gjuan me armë derisa po shkonte për ta marrë nusen

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 9:38

    Përkundër thirrjeve të vazhdueshme, në Kosovë vazhdon të ketë grumbullime të njerëzve e madje edhe organizime dasmash.


    Një e tillë është mbajtur dje në Gllogoc, ku madje janë shkrepur edhe plumba.

    Policia njofton se në një kolonë të dasmës nga një veturë ishte gjuajtur me armë zjarri.

    Vetura nga e cila u gjuajt me armë u ndalua dhe në të gjet pistoleta me pesë fishekë

    “Gllogoc 25.06.2020-16:20. Në një kolonë të dasmës nga një veturë ishte gjuajtur me armë zjarri. Njësitë policore në teren kanë arritur ta ndalojnë veturën me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishek”, njofton Policia në raportin 24 orësh

    I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!