Policia e Kosovës njofton se të martën rreth orës 20:55, ka pranuar informatën se në Mamaushë, është duke u mbajtur një aheng familjar në një shtëpi.
Sipas njoftimit, policia dhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë gjobitur organizatorin, ndërsa nga ana e policisë janë shqiptuar gjoba të pranishmeve për mosrespektim të distancës dhe dasmorët e pranishëm janë shpërndarë.
“Policia Rajonale në Prizren, vazhdimisht ka bërë thirrje për respektim të masave dhe ligjit anti covid19, andaj në të gjitha rastet do të veprojë në bazë të kompetencave ligjore dhe do të marren masat adekuate përkatëse”, thuhet në komunikatën për media.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.