Përveç gjobave për shkelësit e trafikut që ka shqiptuar dje Policia e Kosovës, janë shqiptuar gjoba edhe për qytetarët që nuk i respektuan masat e Qeverisë ndaj COVID-19.
Në njoftimin e Policisë thuhet se janë shqiptuar 800 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.
Bartja e maskës dhe ruajtja e distancës fizike prej 2 metrash është obligative me vendim të Qeverisë së Kosovës.
Kujtojmë se dje ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se maska duhet të mbahet edhe në veturë nëse janë 2 persona, qofshin ata edhe familjarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.