×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në aksion: Mbyllen lokale, konfiskohen armë, kapen shtetase të huaja duke punuar pa leje

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 9:14

    Policia e Kosovës në orët e vona të së mërkurës ka ndërmarrë një aksion në Veri, por që mbrëmë nuk u bën të ditura detajet.


    Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net aksionin duke thënë se është zhvilluar në kuadër të planit operativ të policisë stacioni Jug, të koduar me emrin “Tetori 2019” me urdhëresë të gjykatës për kontrollë të lokaleve.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se policia me qëllim të marrjes së masave proaktive, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunal, Inspektoreve te punës, zyrtarëve te ATK-se dhe Inspektoreve të MTI-se, si dhe njësive tjera të profilizuara ne kuadër të policisë, në intervale të ndryshme kohore ka aplikuar kontrolle dhe inspektime rutinore në baret dhe lokalet e ndryshme.

    “Plani Operativ ‘Tetori- 2019’ i realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore është realizuar ne nivel vendi dhe vlerësohet si operacion i suksesshëm bazuar ne efektin dhe rezultatin e dhëne, ku janë kontrolluar dhe mbyllur disa lokale, janë konfiskuar mjete te ndryshme arme te ftohta si dhe janë identifikuar disa shtetase te huaja duke punuar pa leje pune”, thotë Kelani për Reporteri.net.

    Ai thotë se për informacione dhe detaje rreth këtij operacioni opinioni do të njoftohet me kohë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!