×
  • Lajme
  • Lajme / Sekuestrohen

    Policia në Gjakovë ia gjen një personi në veturë 3250 pako cigare që dyshohet se i ka kontrabanduar

    Reporteri
    29 Qershor 2024 | 18:02

    Sot rreth orës 08:20 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, njësitet patrulluese të policisë në Gjakovë kanë ndalë një automjet Skoda me targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari F. L., i moshës madhore.

    Gjatë kontrollimit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar një sasi 3250 pako cigare.

    “Pasi që i dyshuari nuk posedonte dokumente përkatëse për cigaret që transportonte, në konsultim me prokurorin e shtetit, ato janë sekuestruar, mbi dyshimin se të njëjtat ishin të kontrabanduara”, njofton policia.

    Lënda dhe malli i sekuestruar i është dorëzuar autoritetit doganor të Kosovës për procedurë të mëtejme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!