×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në Gjakovë ndërpret dasmën me 300 të ftuar

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 19:46

    Një dasëm me rreth 300 të ftuar është ndërprerë sonte në Gjakovë.

    Dasma ishte organizuar në kundërshtim të vendimit të qeverisë në një restaurant në fshatin Hereq të Gjakovës, ndërsa policia ka vepruar dhe bashkë me Agjencinë e Veterinarisë dhe Ushqimit (AUV), e kanë ndërprerë atë dhe kanë larguar të ftuarit, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Rreth orës 18:30, Stacioni policir ne Gjakovë ka pranuar informatë ss ne fshatin Hereq, Gjakovë ne lokalin “Fetah” është organixuar aheng familjar ( dasma).Policia ka vepruar se bashku me indpektoret e AUV-it dhe nga sna e tyre (AUV) është shqiptuar denim mandstor (gjobë), si dhe jane larguar të gjithë musafiret”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!