Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë po implementon plane të ndryshme operative në ngritjen e sigurisë rrugore edhe gjatë sezonit dimëror.
Në vazhdën e planeve tjera të operimit në ngritjen e sigurisë rrugore, nga data 01.12.2021, NJRKRR-ja ka filluar në implementim edhe të Planit Operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Që nga fillimit i planit, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë po vazhdon me aktivitete vetëdijesuese dhe të asaj ndëshkuese ndaj kundërvajtësve të ndryshëm.
Nga data 01.12.2021, deri me datën 05.12.2021, janë shqiptuar nga DRP-Gjakovë :
– 729 gjoba të ndryshme të shkeljes së rregullave të trafikut, ku prej tyre janë shqiptuar:
– 52 gjoba të planit operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik”.
“DRP –e Gjakovë do të vazhdon me aktivitete të ndryshme në aspektin e ngritjes së sigurisë rrugore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore”, përfundon kumtesa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.