Njësitet e Policisë dhe të FSK-së në fshatin Begracë të Kaçanikut kanë gjetur sot edhe 435 arka me 20 mijë e 422 fishekë.
Këta fishekë nëpër arka janë tërhequr nga ana e njësisë për deminimin në kuadër të Policisë.
“Ndërsa sot me 24.05.2019 pas vazhdimit të gërmimit në të njëjtin vend, njësitet e PK-së dhe FSK-së, kanë lokalizuar një bunker ku janë gjetur 435 arka me nga me fishekë të kalibrit 14,7 mm, gjithësej 20.422 fishekë të cilët janë tërhequr nga ana e njësisë për deminim të PK –së”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në të njëjtin vend, dje ankuesi kishte informuar Policinë se duke punuar në pronën e tij kishte hasur në mjete eksploduese, përkatësisht 25 granata dore.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se gjatë punimeve në pronën e tij kishte hasur në disa mjete të dyshuar eksploduese. Njësia për deminim e PK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e njëzet e pesë (25) granata dore, njëmbëdhjetë (11) mina anti-këmbësorike, tre (3) detonator dhe një (1) ndezës hundor për morëtajë të dorës. Ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjetet të dyshuara eksploduese”, thuhet në raportin e Policisë.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, me rast janë duke u marrë Sektori i hetimeve rajonale. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.