Një person është therur me thikë të mërkurën mbrëma në Gjilan.
Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje ku thuhet se pas konfliktit verbal, i dyshuari ka sulmuar viktimën duke e goditur me thikë.
Viktima është transportuar fillimisht në spitalin e emergjencës në Gjilan dhe më pas, për shkak të lëndimeve të rënda, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të specializuar.
Në lidhje me rastin, ende nuk ka raportime për arrestimin e të dyshuarit, ndërsa Prokurori i Shtetit është njoftuar dhe është angazhuar për hetimin e plotë të ngjarjes.
“Rr. Isa Boletini, Gjilan 13.11.2024-20:21. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Gjilanit e më pas për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/]
Therret me thikë një 24-vjeçar në Gjilan, Policia jep detaje
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.