×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Policia në Mitrovicë të Veriut gjen armatim, municion dhe radio-lidhje në kulmin e një ndërtese

    Reporteri
    21 Nëntor 2024 | 15:19

    Policia në Mitrovicë të Veriut, në rrugën “Kralj Petri”, në kulmin e një ndërtese ka gjetur armë, municion dhe pajisje tjera të ndryshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në komunikatën e lëshuar për media, thuhet se janë kryer disa intervistime të disa personave në këtë ndërtesë dhe do të merren veprimet e mëtejme.

    Komunikata e plotë:

    Policia në Mitrovicë Veri sërish gjen, armatim, municion dhe radiolidhje

    Mitrovicë Veri , 21 nëntor 2024

    Me datën 21.11.2024, pas pranimit të një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në rrugën Kralj Petri në Mitrovicë Veri. Gjatë kontrollimit nën një kulm të një ndërtese janë gjetur armë, municion dhe pajisje të ndryshme.

    Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë konfiskuar janë:

    1. një AK-47
    2. pesë karikatorë me municion të AK 47
    3. 136 fishekë të AK- 47
    4. një çantë krahu
    5. dy radio-lidhje të dorës
    6. një radio lidhje për veturë
    7. dy mbushës radiolidhjesh
    8. një tytë shtesë e AK-47

    Deri në këtë fazë të hetimeve janë kryer disa intervistime të personave në këtë ndërtesë ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
    Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për ofrim të shërbimeve ndaj të gjithë komunitetit pa dallim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!