Policia e Kosovës, njësiti i trafikur rajonal, vetëm gjatë muajit maj ka shqiptuar 7413 gjoba si dhe ka konfiskuar 241 patentë shoferë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas komunikatës së policisë, në analizën mujore shifrat tregojnë që në muajin maj 2024 kemi rënie të numrit të aksidenteve për 17,17%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Komunikata e plotë:
Në Rajonin e Prishtinës, po vazhdon implementimi i planeve operative për ngritjen e sigurisë në trafik
Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, gjatë muajit maj ka implementuar disa plane operative për kontrollin e shtuar në trafik.
Ndonëse ndëshkimi nuk është një nga mënyrat më të mira të ngritjes së sigurisë në trafik, përveç fushatave e aktiviteteve të ndryshme informuese, konform ligjeve dhe autorizimeve, zyrtarët nga Njësiti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, gjatë muajit maj 2024, kanë shqiptuar 7413 gjoba si dhe kanë konfiskuar 241 patentë shoferë.
Në analizën mujore shifrat tregojnë që në muajin maj 2024 kemi rënie të numrit të aksidenteve për 17,17%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Respektimi i rregullave në trafik , jo vetëm për të shmangur ndëshkimet, por për të mbrojtur jetën e të gjithë pjesëmarrësve është obligim i secilit.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.