×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Policia nis hetimet lidhur me djegien e vilës së Mefail Bajqinovcit

    Reporteri
    24 Shtator 2024 | 21:47

    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me djegien e vilës së deputetit Mefail Bajqinovci. 

    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se hetimet po kryhen në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, duke shtuar se nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

    “Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se një villë në fshatin Katunishtë të Podujevës, është djegur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin kanë nisë një hetim për rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

    Për djegien e vilës ka folur edhe vetë deputeti Bajqinovci, duke thënë se ai bashkë me familjen e shfrytëzojnë për qëndrim këtë vilë, por kur ka ndodhë incidenti nuk ka pasur persona brenda.

    Sipas regjistrit për deklarimin e pasurisë për vitin 2023 që Bajqinovci e ka dorëzuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, vlera e kësaj vile është 25 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

    Në këtë dokument Bajqinovci deklaron se këtë objekt e kishte blerë në vitin 2018 me kredi.

    Një pjesë e saj iu dogj sonte, kjo është vlera e deklaruar e villës së Bajqinovcit në Bajgorë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!