Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të bllokojë disa segmente rrugore në kryeqytet.
Ky bllokim do të bëhet me qëllim të lëvizjes së lirë të eskortës së Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili nesër pritet që ta vizitojë Kosovën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta.
Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, njofton Policia. /Reporteri.net/.