Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 2 dhe 3 qershor do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në periudha të shkurta, të disa rrugëve, për shkak të edicionit të tretë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo po bëhet me kërkesë të presidentes së vendit Vjosa Osmani.
“Policia e Kosovës do të kujdeset për mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut rrugorë në vend, si dhe gjatë lëvizjes/qëndrimit të personaliteteve dhe delegacioneve të ndryshme lidhur me këtë edicion”.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së edicionit në fjalë, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore dhe në afërsi të objekteve relevante, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.