×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia nuk e ka kapur akoma “turkun” e Prishtinës që gjuajti 21 plumba në drejtim të Ardi Pajazitit

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 17:18

    Ndonëse terrorizoi Prishtinën me shkrepjen e 21 plumbave në drejtim të Ardi Pajazitit, vëllait të Andit, i njohur si “italiani”, Hamdi Novobërdaliu me nofkën “turku” ndodhet ende në arrati.


    Rasti ndodhi teksa vetura e Ardi Pajazitit ishte në lëvizje dhe u filmua nga personat që e panë ngjarjen me sy.

    Rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës dhe ndonëse kanë kaluar disa ditë nga ky incident, “turku” ndodhet akoma në arrati.

    Ndryshe, Hamdi Novobërdaliu – “turku” në vitin 2018 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me katër vjet burg për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!