×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia nuk iu jep leje për protestë punëtorëve të Telekomit, ata nuk tërhiqen

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 9:07

    Policia e Kosovës ka refuzuar kërkesën e punëtorëve të Telekomit që të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës, kjo pas vendimit të fundit qeveritar që ndalon grumbullimet masive për shkak të frikës së infektimit me COVID-19.


    Megjithatë, kjo nuk pritet të ndalojë punëtorët që thonë se protesta e paralajmëruar për ora 13:00 do të mbahet.

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, tha përmes telefonit se pagat nuk i kanë marrë ende dhe se do të jenë në shesh në kohën e paralajmëruar.

    “Policia na ka refuzuar kërkesën, por ne do të protestojmë. Pagat nuk i kemi marrë, por në përgjithësi gjendja ne Telekom është shumë e rëndë”, deklaroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!