×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia nuk ua falë ‘dakikun’ qytetarëve, për 24 orë afër 1 mijë e 800 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 12:08

    Pasi në javën e fundit është shënuar rritje e rasteve me COVID-19, në Kosovë, është rritur edhe numri i gjobave ndaj qytetarëve për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë.


    Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 178 gjoba për mosrespektim të ligjit anti- COVID.

    Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi. E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

    Ndërsa, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!