×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia parandalon kontrabandën me telefonë në Burgun e Dubravës

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 21:21

    Sot oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shërbimi Korrektues i Kosovës me ç’rast kanë publikuar edhe fotografi të kontrabandës që u provua të futej në burgun e Dubravës.

    “Në dhomën e vizitave, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në pajisje kuzhine (Tigan dhe Tenxhere), kanë arritur ta parandalojnë futjen e katër telefonave mobil, tri sim kartelave, shtatë koka të adapterëve dhe 4 USB, të cilat janë tentuar të futen brenda në mënyrë të improvizuar.

    Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar gjësendet e sjella nga familja, ndërsa i dënuari i dyshuar se gjesendet e kapura kanë qenë të dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për familjarin e dyshuar, sipas procedurës është njoftuar policia”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!