×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia patrullon me vetura inteligjente në komunat veriore

    Reporteri
    20 Nëntor 2024 | 14:31

    Policia e Kosovës ka patrulluar me vetura inteligjente në katër komunat veriore.

    Sipas njoftimit, njësitet policore janë përkujdesur në lirimin e hapësirave publike (rrugë e trotuare) nga parkingjet e parregullta, me qëllim mundësimin e lirë dhe të papenguar të automjeteve dhe këmbësorëve.

    Po ashtu, Policia është përkujdesur në vazhdimësi në ofrimin e sigurisë pranë shkollave, me qëllim që nxënësit të jenë më të sigurt gjatë shkuarjes dhe kthimit nga shkolla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!