×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia për 24 orë gjobitë 848 persona për mosrespektim të Ligjit COVID-19

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 9:09

    Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 848 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19.


    Ndryshe, ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

    Ky ligj i ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

    Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

    E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

    Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!