×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia për 24 orë i siguron shtetit rreth 29 mijë euro nga dënimet e shqiptuara për Covid-19

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 11:21

    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka dënuar qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat anti-Covid-19.


    Sipas statistikave nga policia, bëhet e ditur se janë shqiptuar 818 tiketa në bazë të Ligjit COVID-19.

    Duke ditur që dënimi për mos bartje të maskës është 35 euro, i bie që policia për 24 orë ka arritur t’i siguroj shtetit 28 mijë e 630 euro.

    Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar 296 raste të reja me coronavirus si dhe vdekje të raportuara kanë qenë vetëm 5.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!