Policia e Kosovës ka thënë se në protestën e sotme tek Zyra e Rregulallatorit të Energjisë kundër shtrenjtimit të rrymës, ka arrestuar 12 protestues.
Zëdhënësja e Policisë pë Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se ata kanë shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe se i kanë penguar disa zyrtarë të hyjnë në zyrat e tyre.
“Sot rreth orës 08:00 në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, disa persona kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar. Të njëjtit kanë shpërfillë urdhërat e zyrtarëve policor dhe kanë penguar disa zyrtarë të hyjnë në zyrat e tyre. Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor 12 prej protestuesve dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar konform autorizimeve policore në koordinim me Prokurorin e shtetit”, ka deklaruar Ahmeti.
Në mesin e të arrestuarve është edhe analisti Dibran Hoxha. Ai tha se Policia “na kanë shkel me qizme në kry e në këmbë”./Reporteri.net
Policia arreston aktivistët që protestuan te ZRRE kundër shtrenjtimit të rrymës, publikohen pamjet
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.