×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje të reja

    Policia për rastin në Gjakovë: Është shembur pllaka e një shtëpie të pabanuar, zuri poshtë tre fëmijë

    Reporteri
    02 Shkurt 2025 | 1:31

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Jabllanicë të Gjakovës, ku 3 fëmijë kanë vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.

    Detaje të reja ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    Ai tha se vdekja e tre fëmijëve erdhi si pasojë e shembjes së pllakës se një shtëpie të pabanuar.

    Ai tha se personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave

    “Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!