×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia për zjarrin në Elkos në Pejë: Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar

    Reporteri
    25 Mars 2023 | 9:46

    Një objekt është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Pejë.

    Nga videot e siguruara nga Reporteri.net shihet se objekti që është duke u djegur është ai i Elkos Center.

     

    Nga Policia Rajonale e Pejës kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se zjarri është në kompaninë ELKOS, ndërsa kanë thënë se ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

    “Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!