×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Policia po e kërkon këtë person, nëse e shihni lajmërojeni në stacionin më të afërt

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 16:31

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur një person me emrin Fatmir Ramë Basha, i cili kërkohet për veprën “Arratisja e personit tё privuar nga liria”, shkruan Reporteri.net.


    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë së Kosovës në Pejë.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё-dega nё Istog, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
    Personi i kërkuar është:
    FATMIR (Ramё) BASHA i lindur me 23.07.1980 nё PEJË.
    I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:
    “Arratisja e personit tё privuar nga liria”
    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
    – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
    – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
    – E-mail adresa: info@kosovopolice.com

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!