×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia po e kërkon një person për vjedhje në Ferizaj

    Reporteri
    22 Tetor 2024 | 13:25

    Policia e Kosovës është në kërkim të një personi nga Ferizaj, me dyshimin se ka kryer vjedhje të arit, një orë dore dhe një shumë të caktuar të parave.

    Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se vjedhja në një shtëpi private është kryer më 6 prill të këtij viti, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Janë publikuar pamje të të dyshuarit me qëllim të identifikimit të tij.

    Policia kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve që të japë informacione mbi të dyshuarin.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar, i cili dyshohet se me datën 06.04.2024 rreth orës 16:00 në rrugën “Nazmi Uksmajli” në Ferizaj në një shtëpi private ka kryer ‘’Vjedhje të rëndë ’’ të stolive të arit, një orë dore dhe një shumë të caktuar të parave. Deri më tani i dyshuari i kësaj ngjarje nuk është identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon bashkëpunim nga qytetarët, që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitentit të tij, të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406″, thuhet në njoftimin e Policisë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!