×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia po kontrollon vendin e tubimit të VV’së, për të evituar ndonjë mjet të rrezikshëm eventual

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 15:28

    Kanë mbetur më pak se dy orë deri në fillimin e tubimit të Vetëvendosjes, i paralajmëruar për në ora 17:00.


    Policia e Kosovës tashmë disa ditë ka shtuar kontrollet nëpër Prishtinë, kjo në kuadër të tubimit të paralajmëruar të VV-së.

    Pak para fillimit tubimit, policia po kontrollon hapësirën rreth sheshit “Skënderbeu” ku pritet të mbahet protesta, shkruan Reporteri.

    Njësia me qen zyrtar K9 e policisë  ka dalë për të kontrolluar vendin përreth, pikërisht në hapësirën ku është vendosur edhe bina ku pritet të mbahen fjalimet.

    Kujtojmë se Kryeministri Kurti gjatë ditës së djeshme ka thënë se tubimi do të jetë paqësor dhe se do të ketë edhe fjalime, e përveç kësaj edhe muzikë.

    Tubimi i së premtes i Vetëvendosjes vjen pasi më 12 qershor, kjo parti feston 15-vjetorin e themelimit, si dhe 21 vjetorin e çlirimit të vendit.

    Nga kjo parti kanë thënë se tubimi do të jetë paqësor, mirëpo Ambasada Amerikane në Prishtinë ka shprehur shqetësimin se situata mund të eskalojë. Kjo ambasadë ka kërkuar nga personeli qeveritar amerikan dhe nga qytetarët amerikanë në Kosovë që të shmangin sheshet e Prishtinës nga data 10 deri më 17 qershor.

    Kujtojmë se VV që prej kur u rrëzua nga ekzekutivi kosovar ka iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve, duke kërkuar zgjedhje të reja./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!