Një person është plagosur para pak minutash në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, pas një shkëmbimi zjarri ku ishte i përfshirë edhe reperi Fero.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur detajet e rastit, me ç’rast ka publikuar edhe armët që janë përdorur në këtë rast, shkruan Reporteri.net.
Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën M.E”, thonë Policia.
Ndërkohë, ata bëjnë të ditur se kanë arrestuar katër persona, një prej të cilëve është dërguar në QKUK nën përkujdesje të Policisë.
Ndryshe, u raportua se kjo plagosje erdhi pas përplasjes së grupeve që merren me rep./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.