×
  • Lajme
  • Lajme / "Starti"

    Policia sekuestron 25 kilogramë lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë në Prishtinë, arrestohen katër të dyshuar

    Reporteri
    21 Janar 2025 | 21:29

    Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion, ku ka arrestuar katër persona e ka sekuestruar mbi 25 kilogramë lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka realizuar kontrolle në katër lokacione në Prishtinë.

    “Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 27 paketime, dyshohet të jetë marihuanë me peshë 25 kg 200 gr., një veturë, dy pushkë, dy revole, shtatë fishekë kalibrash të ndryshëm, gjashtë telefona celular dhe 350 euro. Dyshohet se lënda narkotike kishte qëllim tregun vendor.

    Policia ka arrestuar: B.M., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar), L.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar), M.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe F.H., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar). Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!