×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detajet

    Policia sërish gjen armë dhe municion në veri

    Reporteri
    16 Prill 2025 | 19:33

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sërish ka gjetur armë dhe municion në Mitrovicë të Veriut.

    Ato janë gjetur në podrumin e një ndërtese kolektive në rrugën “Ivo Lola Ribar”, pas kontrollit që është zhvilluar pas pranimit të informatave nga qytetarët se në atë lokacion ka armë.

    Gjatë kontrollit të realizuar në atë lokacion policia ka gjetur dhe konfiskuar: 7 karikatorë me fishekë, 1 tromblon si dhe disa pajisje shtesë për montim në armë të destinuara për gjuajtje me tromblon”, thuhet në njoftim.

    Policia e Kosovës thuhet se ka kontaktuar prokurorin e shtetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës.

    Policia në disa rase edhe në të kaluarën ka gjetur armë dhe municione në lokacione të ndryshme në veri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!