Policia e Kosovës ka nisur këtë mëngjes sërish një aksion nën dyshime për keqpërdorime në subvencione në bujqësi.
Aktualisht policia po kryen aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ku në muajin shkurt ishin arrestuar disa zyrtarë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare – dhënie e marrje ryshfeti.
Në aksionin në fjalë ishin sekuestruar edhe vetura e ishin gjetur valixhe me para.
Aksioni pritet të zhvillohet edhe në disa komuna të vendit, dhe pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani, por ai ka thënë se është duke mbledhur informacion dhe do të njoftojë për pak minuta se për çfarë aksioni bëhet fjalë.
/Reporteri.net/.